Mustafa-Vetëvendosjes: Çfarë arsye keni të mos e votoni themelimin e komisionit, çfarë po fshihni?

Zhvillime të shumta pati sot në Kuvendin e Kosovës, por patjetër se më së shumti u diskutua lidhur me Komisionin Hetimor Parlamentar për Energjinë.

E gjatë kësaj seance, deputetët e opozitës filluan të bëjnë zhurmë të madhe duke goditur tavolinat e punës me shisha xhami.

Kjo për shkak se pozita assesi nuk po pajtohet për krijimin e këtij komision, e opozitarët nuk pranonin të zhvillohej seanca me pikat e tjera të rendit të ditës.

Pas kësaj, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Mustafa pyeti se çfarë në fakt po fsheh Lëvizja Vetëvendosje.

Postimi plotë i Mustafës:

LIVE nga Kuvendi:

Çka po fsheh LVV që nuk e voton komisionin hetimor mbi menaxhimin e krizës energjetike?

– LVV në komision hetimor do të ketë shumicën e anëtarëve, pra vendimet finale të komisionit varen nga ta.

– LVV në Kuvend ka shumicën, pra vendimi final mbi raportin e këtij komisioni varet nga ta.

Çfarë arsye kanë pra të mos e votojnë as themelimin e komisionit?

Çka po fshehin?.

Go to TOP