Mustafa për Ramabajën: LDK ua ka plasë zemrën enveristëve që e idolizojnë Milladin Popoviqin e Dushan Mugoshën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i ka reaguar analistit Sadri Ramabaja, i cili në debatin e së martës në Pressing e futi LDK-në ndër “tri gafat më të mëdha”.

Mustafa tha se e kupton Ramabajën, që sipas tij është “enverist që e idolizon Milladin Popoviqin dhe Dushan Mugoshën”, dy komunistët e njohur në kohën e Jugosllavisë.

“Mendimet ndryshe mund dhe t’i kuptoj e pranoj. Por kur enveristët, që idolizojnë Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën, pështyjnë urrejtje patologjike ndaj LDK-së, kur ata e konsiderojnë themelimin e LDK-së si ndër gafet e historisë sonë… përsëri i kuptoj”, shkroi Mustafa në Facebook.

“LDK të tillëve ua ka plasur zemrën që s’i ka lejuar ta kthejnë Kosovën në vegël të komunistëve ruso-serb”, shtoi ai.

Go to TOP