Musliu për vlerën e koeficientit: Prej që ka ardhur kjo Qeveri qytetarët s’kanë pa ditë

Figura të ndryshme të politikës kanë reaguar pas publikimit të vkerës së koeficientit për pagat.


Mes tyre, nuk ka munguar as ai i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila thotë se nuk është aspak e befasuar nga ky vendim.

“Unë nuk pres qe të bëjë mirë këtë vend një kryeministër që zgjedh qe femija i tij mos të jetoj në vëndin që ai e qeverisë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, deputetja e PDK-së thotë se Qeveria Kurti po e shkatërron shtetin.

“Prej se ka ardhur kjo qeveri në pushtet qytetaret veç ditë s’kane pa”, ka potencuar Musliu.

Go to TOP