Kuvendi i Kosovës po mban aktulisht seancën në të cilën asnjë nga deputetët nuk ka diskutuar për temat që janë përcaktuar brenda rendit të ditës.
Partitë opozitare kanë lëshuar sallën pasi u shprehën të pakënaqur me përcaktimin e vlerës së koeficientit prej 150 eurove.
Me këtë rast foli edhe deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili akuzoi opozitën duke thënë se nuk janë aty për ti plotësuar dëshirat e tyre.
Por para kësaj ai mori fjalë duke thënë se “po foli meqenëse jemi tu nejt” ndërkaq paga e deputet Bashës dhe deputetëve të tjerë prite të jetë 1 mijë e 722 euro.
“Meqenëse jemi tu nejtë edhe po presim këtu i kisha thanë dy fjalë për me adresu pakënaqësit e opozitës, e bojkotun seancën pasi janë të pakënaqur me koeficientin dmth kanë ardhë këtu opozita me tu kërku me ja plotësu dëshirat e tyre.” – u shpreh Basha.
“I trajton dinjitetshëm mjekët sepse ka dyfishim të pagës së mjekëve.” – ka thënë ai duke i kundërpërgjigjur deputetës së AAK-së, Time Kadrijaj.
E pabarazinë mes pagës se deputetëve dhe punëtorëv të tjerë ka reaguar edhe Agron Demi nga instituti GAP.
Ai ka thënë se deputetët marrin pagë 1 mijë e 722 euro për të dështuar seancat parlamentare.
“Nuk ka pozitë në sektorin publik e privat në Kosovë që e meriton rrogën më pak se deputeti/ja e Kuvendit të Kosovës. Deputetët marin minimum 1.722 euro për me i dështu seancat parlamentare, me i zvarritë ligjet, me u sha e me fol palidhje. Edhe si deputet nuk ju vyn bash hiç asnjë shkathtësi a përgaditje. Në krahasim me angazhimin dhe pagën që e marrin deputetët, pagat e punonjësve tjerë në sektorin publik janë dhimbshëm shumë të ulëta.” – ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “kjo është rritja më e madhe e pagave”.