Mushkolaj: Përparim Rama po tingëllon më shumë si ligjërues i mendimit pozitiv sesa si kryetar komune
Opinionisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama duke thënë se i njëjti po duket më shumë si ligjerues i mendimit pozitiv.
Mushkolaj këto deklarata i ka bërë pas paraqitjes së fundit televizive të Ramës në Klan Kosova ku edhe ironizoi me ish-kryetarin e Prishtinës dhe ish-kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosobës, Isa Mustafa duke e quajtur “këngëtar”.
“Përparim Rama më shumë po tingëllon si ligjërues i mendimit pozitiv, sesa si kryetar i kryeqytetit. Kofsha i gabum”, tha Mushkolaj.
Rama e ka mposhtur në balotazh kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitinë duke e kthyer kështu Prishtinën në komunë të qeverisur nga LDK-ja.
Comments