Murati: VV e Prishtinës bart të hyrat vetanake për shërbime publike
Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati njoftoi se sot asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës votuan për bartjen e të hyrave vetanake, një hap që mundëson zhbllokimin e pagesave për shërbimet esenciale publike.
Murati vuri në pah se këtë veprim nuk e kishte bërë Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke nënkuptuar mungesë përgjegjësie nga ana e tyre.
Ai theksoi se për Lëvizjen Vetëvendosje, interesat e qytetarëve janë gjithmonë prioritet: “Për Lëvizjen Vetëvendosje, interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet,” tha Murati. /Kosova.info/
