IHMK publikon sqarime për motin e 20-22 korrikut: Parashikimet bazohen në standardet e WMO dhe MeteoAlarm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar një njoftim për opinionin lidhur me situatën meteorologjike dhe përditësimin e parashikimit të motit për periudhën 20-22 korrik 2026.

Sipas IHMK-së, njoftimi përfshin analizën meteorologjike të situatës së krijuar gjatë kësaj periudhe, të dhënat e regjistruara nga Rrjeti Shtetëror Meteorologjik i Kosovës, si dhe bazën shkencore dhe standardet ndërkombëtare mbi të cilat hartohen parashikimet dhe paralajmërimet meteorologjike.

Po ashtu, dokumenti ofron sqarime për karakterin dinamik të stuhive konvektive dhe mënyrën e lëshimit të paralajmërimeve, në përputhje me praktikat e Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) dhe sistemit MeteoAlarm.

IHMK u ka bërë thirrje mediave që ta publikojnë dhe shpërndajnë këtë njoftim, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve mbi situatën meteorologjike dhe procedurat profesionale që ndiqen në hartimin e parashikimeve dhe paralajmërimeve.

Instituti thekson se mbetet i përkushtuar për të ofruar informacione të besueshme, në kohë dhe të bazuara në standardet më të larta profesionale, në funksion të mbrojtjes së jetës, pronës dhe aktiviteteve ekonomike. /Kosova.info/


Go to TOP