Murati sfidon akuzat e Ramës: Projektet e Prishtinës nuk u bllokuan nga Qeveria

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kundërshtuar akuzat e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për bllokadë të projekteve të qytetit.

Murati tha se Komunës së Prishtinës i janë siguruar mbi 80 milionë euro për projektin e Ngrohjes Solare, ndërsa 10 milionë euro janë të dedikuara për blerjen e autobusëve për Trafikun Urban. Ai thekson se për realizimin e këtyre projekteve ka pasur vonesa nga ana e vetë komunës.

“Ka më shumë se 2 vjet që i kemi siguruar fondet për Ngrohjen Solare, madje më është dashur disa herë të lus deputetët e LDK-së për ratifikimin e projektit. Për autobusat, kredia është nënshkruar tash e 3 vjet, por ende nuk është sjellë asnjë autobus i ri,” tha Murati.

Sipas tij, çdo propagandë për bllokim nga qeveria është një tentim për të justifikuar mosrealizimin e projekteve nga ana e Ramës duke e akuzuar atë për mungesë serioziteti në punën e besuar nga qytetarët e Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP