Murati: Qeveria mbështet bizneset në veri me synimin e krijimit të 2,000 vendeve të reja pune
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur zhvillimin ekonomik në katër komunat veriore të vendit, ku së fundmi është rivendosur rendi dhe ligji.
Në një deklaratë të fundit, Murati theksoi se qeveria do të subvencionojë pagat për punëtorët e rinj, me synimin për të hapur deri në 2,000 vende të reja pune në atë rajon.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në veriun e Kosovës,” tha ai.
Ai gjithashtu bëri të ditur se për më shumë informata, qytetarët dhe bizneset e interesuara mund të drejtohen tek zyrat e Agjencisë së Punësimit, të cilat tashmë janë të vendosura në hapësirat e objekteve komunale në veri.
“Punë dhe Drejtësi për të Gjithë!”, përfundoi Murati. /Kosova.info/