Murati nis themelimin e Bankës Zhvillimore: Lehtësohet kreditimi për prodhuesit dhe eksportuesit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hapin e parë drejt krijimit të Bankës Zhvillimore në Kosovë.

Përmes një njoftimi, Murati ka konfirmuar se ka nënshkruar vendimin për formimin e një grupi punues, i cili do të merret me hartimin e projektligjit për këtë institucion financiar.

Sipas tij, themelimi i Bankës Zhvillimore pritet të lehtësojë ndjeshëm qasjen në financa për prodhuesit vendorë, eksportuesit dhe projektet e ndryshme zhvillimore, duke ofruar kushte më të favorshme kreditimi. /Kosova.info/

Go to TOP