Munishi e nis me barazim aventurën te Ferizaj

Ferizaj s’ka mundur të nxjerrë më shumë se një barazim në udhëtim te FC 2 Korriku.

Ferizajasit barazuan me skuadrën nga Prishtina, me rezultat 1-1, në xhiron e parë të Ligës së Parë.

Kështu trajneri Ismet Munishi e nis aventurën me Ferizajn me barazim.

Munishi si trajner u emërua para disa muajve, teksa ka thënë se objektiv ka ngjitjen në Superligë.

Go to TOP