Muller thyen heshtjen: Do të vazhdoj të luaj futboll, MLS opsion i mundshëm

Ish-futbollisti i Bayern Munich, Thomas Muller, më në fund ka folur hapur për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se nuk ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

Pas një karriere të gjatë e të lavdishme me gjigantin bavarez, 34-vjeçari ka deklaruar se është ende i motivuar për të luajtur, pavarësisht se ku do ta çojë rruga.

“Unë ende dua të luaj futboll, dhe për këtë arsye kam vendosur të vazhdoj ta bëj. Do të vazhdoj të jem futbollist. E dua skenën e futbollit dhe presionin e të qenit i detyruar të jap gjithçka. Përpiqem ta shfrytëzoj këtë mundësi për sa kohë që trupi im më lejon të luaj në nivelin më të lartë, edhe nëse nuk jam më në Evropë apo nuk luaj në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Muller për ‘Bild’.

Më tej, ish-kapiteni i Bayernit foli edhe për destinacionin e mundshëm në Major League Soccer.

“MLS është një ligë interesante, veçanërisht duke pasur parasysh Kupën e Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Amerikë”, theksoi ai.

Sipas “BILD”, Muller pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij brenda 7 deri në 10 ditëve, teksa është duke shqyrtuar dy oferta konkrete. Njëra prej tyre vjen nga Los Angeles FC, klub partner i Bayern Munich në MLS.


Go to TOP