MLS pezullon Messi-n dhe Alba-n, reagon Inter Miami: Sanksion i padrejtë

Major League Soccer ka konfirmuar zyrtarisht pezullimin e Lionel Messit dhe Jordi Albës, për shkak të mungesës së tyre në ndeshjen All-Star që u zhvillua të mërkurën.

Në përputhje me rregullat e ligës, të dy lojtarët e Inter Miami do të përjashtohen automatikisht nga ndeshja e radhës në kampionat.

Reagimi i klubit nuk ka vonuar. Jorge Mas, pronari kryesor i Inter Miami, ka kritikuar hapur vendimin, duke e cilësuar si të tepruar dhe të padrejtë.

“Ky sanksion është i pakuptimtë, i bazuar në një rregull ekzistues por të padrejtë. Detyron lojtarët të zgjedhin mes një miqësoreje, një ndeshjeje All-Star dhe një takimi zyrtar të MLS. Është një ndëshkim që nuk qëndron,” – deklaroi Mas për “MARCA”.

Vendimi i MLS ka ngritur debat mes tifozëve dhe analistëve, ndërsa pritet të shihet nëse liga do të reflektojë mbi këtë çështje në të ardhmen.


Go to TOP