Muja çohet në këmbë për ta mbrojtur ZRRE-në dhe për ta kundërshtuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e ka marrë fjalën dhe është ngritur në këmbë për të treguar se si shtrenjtimi i rrymës, sipas tij, ka qenë i domosdoshëm.

Nga shtrenjtimi i rrymës, ai beson se janë prekur veç ata që shpenzojnë shumë, e që sipas tij janë shtresat e pasura të shoqërisë.

“Kur na ka zënë kriza, i kemi pasë dy opsione, me ua shtrenjtu të gjithëve ngapak, ose me ua shtrenjtu atyre që shpenzojnë më së shumti. Dhe Rregullatori ka vendos me ua shtrenjtu atyre që e shpenzojnë… Cila është logjika që ne t’i subvencionojmë shtresat e pasura?”, tha ai.

Muja tha se kërkesa për tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Trusti, ka për qëllim që të përfitojnë të pasurit.

“E njëjta është edhe te Trusti. Kërkesa për Trustin e ka qëllimin që të përfitojnë 60 mijë qytetarë, kryesisht shtresa të pasura të shoqërisë. Pra, janë bërë disa milionerë këtu që kanë qenë në pushtet qe një dekadë, tash iu ka shtrenjtu rryma edhe po ankohen. Villat edhe veturat e shtrenjta le t’i financojnë vetë”, tha ai.

Go to TOP