Muhaxheri: Shumë faleminderit, e dashur Pejë!

Kandidati për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri pas përfundimit të procesit të votimit ka falënderuar qytetarët për besimin që i kanë dhënë votën.

Muhxheri ka shpallur fitoren e LDK-së, duke thënë se e ardhmja do të jetë përplot angazhime dhe do të vazhdojnë të punojnë më shumë për t’i përmbushur objektivat.

Postim i plotë:

Shumë faleminderit, e dashur Pejë! ✌❤

Të dashur qytetarë të komunës sonë, u jam mirënjohës pafundësisht për besimin e ri që më dhatë sot. Ju uroj për fitoren e madhe të LDK-së dhe të të gjithë njerëzve të mirë të Pejës.

E ardhmja do të jetë përplot angazhime, sepse ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për t’i përmbushur objektivat tona për Pejën qytet të krenarisë së të gjithëve. Të vazhdojmë së bashku që ta bëjmë Pejën vend mundësish të barabarta, duke vazhduar së kultivuari rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit dhe punës me nder.

T’i bashkojmë forcat që kemi për t’ia përkushtuar veten ndërtimit të së ardhmes.

I juaji,

#GazMuhaxheri

Go to TOP