Muharremi: Zotimi i LVV për 1 miliard euro në prodhim nuk përfshin asnjë cent për bizneset

Shenoll Muharremi, analist dhe ekspert i politikave ekonomike, ka kritikuar zotimin kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për 1 miliard euro në prodhim duke theksuar se kjo shumë nuk përbën ndihmë të drejtpërdrejtë për bizneset.

Sipas tij, fondi i premtuar përfshin vetëm garanci për kredi, që nënkupton futjen e bizneseve në obligime financiare, ndërsa asnjë cent nga ky buxhet nuk do të shkojë direkt për pajisje, procesim, standardizim apo zëvendësim të importeve. Ai ka theksuar se kjo politikë do të ketë ndikim të kufizuar dhe nuk përbën mbështetjen e nevojshme për prodhuesit vendorë.

Muharremi kujton gjithashtu rritjen e deficitit tregtar, që ka arritur mbi 5 miliardë euro, dhe politikat e mëparshme të LVV-së për ndarjen e 100 eurove për qytetarët në prag të fushatave elektorale, duke vënë në pah kontrastin e qasjes ndaj bizneseve dhe qytetarëve. /Kosova.info/


Go to TOP