Muharremi: Tensionet e padukshme mes Osmanit dhe Kurtit; një mundësi e humbur për opozitën?

Analisti Shenoll Muharremi komentoi paraqitjen e Presidentes Vjosa Osmani në intervistën me Jeta Xharrën, duke theksuar marrëdhëniet e ndërlikuara mes saj dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Muharremit, Presidentja Osmani duket e afërt dhe e sinqertë, ndërsa narrativi i deritanishëm ka treguar mosmarrëveshjet me partnerët ndërkombëtarë, ku Kurti shihet si jokompromis, ndërsa Osmani bashkëpunuese, por e ashpër në argumentime me QUINT-in.

Muharremi sugjeron se opozita, veçanërisht LDK, ka humbur një mundësi të madhe duke mos e rikthyer Osmanin në parti, gjë që do të kishte rritur mbështetjen, dhe do të kishte krijuar një avantazh politik.

“Ndërkohë, Xharra sfidon Presidenten në lidhje me emërimet politike në bordet publike, ku Osmani shprehet se asnjë nga emërimet e saj nuk ka aktakuza, ndryshe nga ato të Qeverisë. Intervista mbetet e hapur për pyetje të tjera të nxehta, siç është ajo për RTK”, ka shkruar ai.

Go to TOP