MPJD s’ka dërguar ende emër për ambasador në shërben Prindon Sadriu si i ngarkuar me punë

Diplomacia e Kosovës në Maqedoni të Veriut vazhdon të funksionojë me të ngarkuar detyre. Politikën e jashtme të Kosovës atje po e udhëheq Prindon Sadriu, Zotëriu i Pari i vendit.

Megjithatë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se atje dhe në Turqi e në Norvegji veçse i ka emrat e ambasadorëve, mirëpo sipas saj, nuk ka marrë pëlqimin e Komisionit ende.

“Mund të ju them që momentalisht i kemi tre ambasadorë të konsideruar politik që kanë kaluar në Komisioni Parlamentar. Është ambasadori që duhet të shkojë në Turqi, ambasadori në Maqedoni dhe ai që duhet të shkojë në Norvegji. Këto janë procedura që janë konfidenciale deri në momentin e aprovimit”, ka deklaruar kryediplomatja kosovare.

Mirëpo, nga Komisioni për Punë të Jashtme janë deklaruar ndryshe nga Gërvalla. Anëtarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk iu ka ardhë ende ndonjë informacion nga stafi i Komisionit Parlamentar për emrat e amabasadorëve në Maqedoni të Veriut, Norvegji e Turqi.

“Tash për tash, për momentin, nuk e kemi ndonjë emër që na ka ardhë. S’paku s’e kemi marrë informatën prej stafit të Komisionit Parlamentar”, ka deklaruar ajo për mediumin.

Kryediplomatja Gërvalla së fundmi ka shkarkuar 11 diplomatë kosovarë që po shërbenin në vende të huaja.

Go to TOP