Motta, zëvendëson Allgerin te Juve?

Massimiliano Allegri duket se në fund të këtij sezoni, do të mbyll aventurën me Juventusin.

Torinezët sipas mediave italiane, tashmë janë duke shikuar opsionet për “timonier” të ri në krye të bankinës së juventinëve.

Trajneri i Bolognas, Thiago Motta është emri më i përfolur për të marrë drejtimin e Juvës gjatë kësaj verë.

“Emri më i nxehtë për të zëvendësuar Allegrin tek Juventus mbetet Thiago Motta”, shkruajnë mediat italiane.

Bologna në krye me Motta-n po bën një sezon të madh dhe është në garë për të “nxehtë” për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Go to TOP