Moti vazhdon të befasojë

Edhe për ditën e nesërme (në një mënyrë jo të zakonshme për stinën) vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.


Për shkak të masave ajrore të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik edhe nesër moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.

Për shkak të një kushti të vecantë meteorologjik ( pa hyrë në detaje) edhe për nesër në zonat luginore dhe jo vetëm pritet të ketë mjegull të dendur / mjegullinë dhe shikim tepër të reduktuar. Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajase në vlera të stinës.

Go to TOP