Moti sot në Shqipëri
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik, duke sjellë përmirësim të pjesshëm të kushteve atmosferike në vendin tonë gjatë fillimit të javës.
Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu në juglindje dhe mjegull në verilindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
