Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të mbesin të izoluara.
Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe me shpejtësi prej 15-42 km/h.
