Moti këtë fillimjave në Shqipëri

Gadishull i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të lartë atmosferik duke influencuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 28 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë.   

Temperaturat:

Zona malore       16/33°C

Zona e ulët         18/37°C

Zona bregdetare  21/35 °C

Kosova, e hënë, 28 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegullinë në mëngjes. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 15°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 34°C.

E martë, 29 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       18/34°C

Zona e ulët         20/38°C

Zona bregdetare  22/35 °C/Sipas RTSH

Go to TOP