Mot i ngrohtë në Shqipëri, megjithatë priten edhe shira gjatë fundjavës

Europa perëndimore po ndikohet nga rryma ajri të paqëndrueshme Antlantike të cilat do të japin impakt edhe në vendin tonë ku priten reshje gjatë fundjavës.

E premte, 17 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura ku priten reshje shiu të pakta në skajet veriorë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat  do të jenë të larta.   

Temperaturat:

Zona malore     16/30°C
Zona e ulët         17/33°C
Zona bregdetare  19/29 °C

Kosova, e premte, 17 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 33°C .

E shtunë, 18 shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe shiu dhe stuhi të përqëndrura në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat  do të zbresin në mesditë.   

Temperaturat:

Zona malore     15/28°C
Zona e ulët         18/31°C
Zona bregdetare  20/28 °C/ Sipas RTSH

Go to TOP