Mosvotimi i Nenad Rashiq është diversion i rrezikshëm
Shkruan: Xhafer ShATRI
Sepse paragjykon dhe penalizon një qytetar me etni serbe, i cili ka dëshmuar në vazhdimësi përcaktimin për bashkëjetesë dhe lojalitetin ndaj shtetit të Kosovës.
Nenad Rashiq e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, është politikan i matur dhe i mbron me këmbëngulje e me shumë dinjitet të drejtat e bashkësisë serbe.
Sabotimi i votimit të tij për nënkryetar të Kuvendit të Republikës nga ana e deputetëve të opozitës është një diversion i rrezikshëm dhe i pafalshëm.
Në këtë mënyrë ata dhe ato që sabotuan votimin pro Nenad Rashiq, i bënë një argat madhor partisë së Vuçiqit në Kosovë që quhet Lista Serbe.
Për çdo njeri me këmbë në tokë e me mend në kokë, ky është një diversion kundër shtetit, kundër demokracisë dhe kundër stabilitetit në vend.
Është pak të thuhet se ata që morën pjesë në këtë diversion të pistë nuk ia duan të mirën Kosovës.
