“Mosmarrëveshje mes dy grupeve”, detaje të reja nga gjuajtja me armë ku mbeti i plagosur një polic
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për gjuajtjen me armë të pasdites të së dielës, ku mbeti i plagosur një pjesëtar i policisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pjesëtari i tyre ishte thjeshtë kalimtar rasti, ndërsa gjuajtja me armë ka ndodhur me dy grupeve që kishin mosmarrëveshje mes vete.
“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti, është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Në konsultim me prokurorin, janë inicuar veprat e cekura penale, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.