Mosmarrëveshja në çift në Ferizaj: Burri e bën gruan për spital

Një 41-vjeçar është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”.

Sipas të dhënave të policisë, i dyshuari, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij, e cila është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt

I njëjti, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë, ndërsa po vazhdojnë hetimet e mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.

“Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa i dyshuari, 41 vjeç është ndaluar për 48 orë, për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP