Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit në Viti, SBAShK-u: S’përjashtohet greva, rrogat t’iu dalin sot

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave të punëtorëve të arsimit në komunën e Vitisë.

SBAShK-u i është drejtuar ministrisë së Financave dhe institucioneve lokale që ta bashkëbisedojnë këtë çështje dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur në mënyrë që sipas tyre, punëtorët e arsimit në Viti ta marrin sot pagën e shtatorit.

“Nëse kjo nuk ndodh atëherë SBASHK në nivelin qendror vazhdon të mbaj komunikim me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi dhe me udhëheqës sindikal në këtë komunë dhe do të mbështes çdo angazhim të tyre dhe do t’u qëndrojë pranë e do të solidarizohet me ta edhe nëse ata fillojmë me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Në njoftim bëhet e ditur se kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, do të shkojë sot në Viti, ku do të takohet me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar, për të folur në lidhje me situatën e krijuar e për të marrë, sipas tyre, veprime konkrete.

Go to TOP