Montella pas eliminimit të Turqisë: Jemi krenarë më atë që treguam

Turqia mbrëmë u eliminua nga Evropiani ‘Gjermani 2024’ pas humbjes nga Holanda (2-1).

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka thënë se është i trishtuar me humbjen, por sipas tij, lojtarët e Turqisë duhet të jenë krenarë për atë që treguan në EURO 2024.

“Jemi të trishtuar më rezultatin, por lojtarët e mi duhet të jenë krenarë për atë që treguan në Gjermani”, ka thënë Montella.

“Ata u përshtatën në mënyrë të mrekullueshme me sistemin e lojës dhe bënë më të mirën gjatë gjithë këtij Kampionati Evropian. Ata ishin të përsosur”, ka theksuar strategu turk.

Go to TOP