Monografia “Dy botë në unison”, libër kushtuar kompozitorit Baki Jashari

Është promovuar libri “Dy botë në unison” ku përshkruhet jeta e veprimtaria e kompozitorit dhe dirigjentit, Baki Jashari. Në libër përfshihen dy segmente të jetës së Jasharit.

Autoria e librit, “Dy botë në unison”, Elife Podvorica në programin e mëngjesit në RTK,  ka folur më hollësisht për përmbajtjen e librit.

“Në libër përfshihen dy segmente të jetës së Bakiut natyrisht rrjedhshëm është pjesa individuale personale e tij. Ai nuk është shprehur shumë në aspektin e jetës private dhe këtë e kam vënë me qellim që brezat e ri të shohin se si një artist i mirëfilltë me suksese të mëdha edhe në kushte të vështira e rrethana të tilla, mund të arrihet shumë nëse ti e donë profesionin tënd dhe ke një vizon para vetës për popullin tënd ose vendin që i takon. Pjesa tjetër është ajo profesionale ajo se sa profesionist ai është”, ka theksuar Podvorica.

Podvorica, ka folur edhe për jetën bashkëshortore me Jasharin, vështirësitë pasit dy i takonin profesionit të njëjtë.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:


Go to TOP