Molliqaj i reagon Matoshit për Sigurimet Shëndetësore: Shuma e të hyrave ju ka shkëputur nga nevojat e qytetarëve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka reaguar deputetes së VV-së, Ardiana Matoshi, e cila sot mbajti veshur një bluzë në të cilën shkruante se “sigurimet shëndetësore janë kryer pardje nga PDK-LDK-AAK”.

Ai tha se Matoshi është nga ata njerëzit që e kanë përjetuar mungesën e Sigurimit Shëndetësor, e për të cilën tha se uron që ta ketë parasysh qytetarin e Kosovës, që nuk e ka fatin e saj me pagë të deputetes dhe të hyra nga biznesi e aktrimi.

“Deputete, kostot e trajtimeve janë të njëjta, si për ty që ke të hyra të mëdha, si për qytetarët me pagë minimale apo nën të. Për ty deputete, trajtimet janë të përballueshme edhe pa Sigurim Shëndetësor, përderisa të njëjtat janë vendim për vdekje me titullin ‘Faturë’”, shkroi Molliqaj.

Tutje, ai tha se një subjekti të majtë, e sidomos dikujt me përvoja personale, nuk i përket tallja me çështjen e Sigurimit Shëndetësor, por sipas Molliqajt, shuma e të hyrave i ka shkëputur deputetët e VV-së nga nevojat e qytetarëve.

Go to TOP