Mobilizim për t’i larguar kryetarët shqiptarë në veri

Në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq ka nisur nënshkrimi i peticioneve për largimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat.

Shumë qytetarë, në mënyrë të organizuar, nisën të nënshkruheshin qysh në orën 9:00.

Disa qytetarë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, e quajtën pozitiv organizimin e peticionit, megjithëse disa thanë se ishte gabim bojkotimi i zgjedhjeve të kaluara lokale.

Peticion i njëjtë pritet të iniciohet brenda pak ditësh edhe në komunën e Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut.

Go to TOP