Pacolli: Jam i ngopur me pozita dhe luks, s’mu dha asnjëherë mundësia që ta udhëheq dhe zhvillojë Kosovën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ai nuk është në kërkim të pushtetit politik.
Ai theksoi se është i ngopur dhe i realizuar në jetë, i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale.

“Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time”,tha Pacolli.

Ai madje tha se Zoti është mbrojtja e tij e vetme.

“Zoti është mbrojtja ime e vetme. Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani”shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Pacolli tha se nuk do të ndalet së ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Ky jam unë”.

Go to TOP