Trepça fituese e finales mbarëkombëtare, mposht me rezultat të thellë Tiranën

Ekipi nga Mitrovica, Trepça është fituese e finales së Superkupës Mbarëkombëtare.
Trepça ka arritur të triumfojë 92- 52 ndaj Tiranës, në kuadër të finales mbarëkombëtare.

Ekip më i mirë ishin vendasit, duke fituar kështu me rezultat të thellë ndaj mysafirëve.

Andrew Gordon dhe Erjon Kastrati me nga 16 pikë, ishin më meritorët në këtë triumf në ‘Minatori’.

Kurse për Tiranën Seta Brown shënoi 15 pikë.

Kujtojmë se Trepça kaloi në finale pasi mposhti Golden Eagle Ylli, kurse Tirana shkoi pa lojë, pasi Vllaznia u tërhoq.

Go to TOP