Takim me Scholzin e Macronin në Pragë, Vuçiq: Përfaqësova me seriozitet nevojat e vendit

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka folur rreth takimit që zhvilloi me presidentin e Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Pragë, në kuadër të samitit inagurues të Komunitetit Politik Evropian.

Vuçiq ka njoftuar se temë e këtij takimi ishte edhe Kosova dhe rruga evropiane e Serbisë.
Ai ka thënë se ka përfaqësuar dinjitetshëm vendin dhe interesat e vendit.

“Unë besoj se kam përfaqësuar me përgjegjësi dhe seriozitet vendin tonë dhe interesat e tij”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Go to TOP