Kjo parti e koalicionit ia kërkon Albin Kurtit pozitën e ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, pas dorëheqje të Rifat Latifit  

Lista “Guxo” kërkuar që posti i ministrit të Shëndetësisë t’i takojë këtij subjekti politik.
Këtë kërkesë e ka bërë deputeti i “Guxo”, Burim Meta, me anë të një postimi në Facebook.

“Edhe sa Ministra te Shendetesise duhet te nderrohen, qe ky pozicion ne fund ti takoj GUXOs !?”, ka shkruar ai.

Kërkesa e Metajt vjen pasi sot ministri Rifat Latifi dorëzoi dorëheqjen tek kryeministri Kurti.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me deputetin e “Guxo”, Haxhi Avdyli, i cili në të kaluarën ishte përfolur si emër i mundshëm për ministër në këtë dikaster, por deri tash nuk ka marrë përgjigje.

Go to TOP