MKRS: Nis hartimi i restaurimit të pesë monumenteve islame

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për nisjen e hartimit të projekteve të restaurimit për pesë monumente të trashëgimisë islame të Kosovës.

“Projektet e restaurimit për Xhaminë e madhe në Ferizaj, Xhaminë e Çokut në Junik, Xhaminë e Sudi Efendisë në Prishtinë, Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe Xhaminë e Burojës në Skenderaj, i paraprijnë ndërhyrjeve restauruese të cilat do të nisin me të përfunduar projektet”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në Kosovë besohet të jenë afro 800 monumente të trashëgimisë islame. /Kosova.info/

Go to TOP