Mjeku në Gaza: Të paktën 100 njerëz do të vdesin si rezultat i mungesës së karburantit
Të paktën 100 njerëz do të vdesin si pasojë e mbarimit të karburantit në spital, tha mjeku Ahmed Mokhallalati, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike në spitalin al-Shifa në veri të Gazës.
“Situata është bërë kritike pasi na mbaron karburanti dhe nuk ka furnizim”, tha ai.
Mokhallalati vuri në dukje se karburanti nevojitet për të gjeneruar energji elektrike, për të funksionuar bankat e gjakut të spitalit, ventilatorët, pompat e oksigjenit dhe pajisjet e tjera që janë kritike për trajtimin e pacientëve.
“Autoritetet në Gaza u kanë thënë pompave të benzinës që të mos shesin benzinë dhe ta mbajnë atë për spitale, por nuk ka zgjidhje magjike për të marrë karburant dhe është një problem kompleks”, shtoi ai.
