Mitrovicië e Veriut, vazhdojnë punimet në një objekt, ndonëse i pati shiritat e vendosur nga inspektorati

Në një objekt në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut ishin bërë punime dje, ndonëse kishte shirita të vendosur si ndërtim pa leje.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ky objekt ishte mbrapa stacionit të autobusëve.

“Ne vendngjarje ishte hequr shiriti dhe ishin bërë punime (vendosja e dyerve dhe dritareve). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Go to TOP