Mitrovica e Veriut pa veprime për shtëpinë e Latif Berishës: Krasniqi ppel për rikthimin e trashëgimisë historike

Në Mitrovicën e Veriut, ku pushtetin komunal dhe atë shtetëror e ka Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk ka asnjë iniciativë për rindërtimin e shtëpisë së Profesor Latif Berishës, intelektualit dhe poetit të njohur, i cili u vra më 24 mars 1999 dhe shtëpia e tij u dogj deri në themele.

Shumë qytetarë dhe intelektualë e shohin këtë si një mungesë të vëmendjes institucionale ndaj figurave historike të kombit. Analisti dhe shkrimtari Milazim Krasniqi ka ngritur shqetësimin për neglizhencën e institucioneve duke sugjeruar që shtëpia e Berishës të kthehet në muze dhe të shërbejë si një destinacion edukativ për nxënës, studentë dhe turistë.

“Patriotizmi nuk është vetëm me llafe, por me vepra konkrete,” ka theksuar Krasniqi duke kërkuar veprim nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, një hap i tillë do të nderonte kujtimin e Berishës dhe do të kontribuonte në ruajtjen e historisë dhe kulturës kombëtare.

Deri më tani, nuk ka ndonjë përgjigje nga autoritetet komunale apo qeveritare për këtë çështje. /Kosova.info/


Go to TOP