Miratohet vendimi për dhënien e statusit të investitorit strategjik “Kosmonte Foods”

Kuvendi i Kosovës me 67 vota për ka miratuar rekomandimin e Komisionit ndërministror për investime strategjike për dhënien e statusit investitor strategjik kompanisë “KOSMONTE FOODS”.

Përkrahje një vendimi të tillë i dhanë deputetët e shumicës parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët e partisë opozitare, AAK.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se përmes këtij vendimi do të ketë një investim mbi 11 milionë euro të kompanisë dhe punësim të rreth 300 personave në përudhën afatmesme 2021-2025.

Go to TOP