‘Miqtë e Amerikës’ i ndajnë mirënjohje gjeneralit amerikan që komandoi bombardimet ndaj Serbisë
Gjeneralit arbëresho-amerikan që komandoi bombardimet ndaj Serbisë, ‘Miqtë e Amerikës’ do t’i ndajnë mirënjohje për merita.
John Walter Hendrix është gjenerali me katër yje në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara i cili shërbeu si Komandant i Komandës së Forcave të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga 1999 deri në 2001.
Hendrix është gjenerali pra i cili i ka komanduar bombardimet ndaj Serbisë me 1999 së bashku me gjeneralin e atëhershëm të NATO-s, Wesli Clark. Gjenerali i cili tani është në pension, është me origjinë arbëreshe, pra me një fjalë është arbëresho-amerikan.
Prandaj, Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ e cila po bënë përgatitjet e saj për themelimin e Institutit Politik, do ta dekorojë gjeneralin me mirënjohje për merita, që gjatë luftës me komandën e tij e ka bombarduar Serbinë pa ndalur deri në kapitullimin e saj dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, drejtori i shoqatës, Agim Rexhepi përmes një postimi në Facebook.