MINT shton afatin për aplikimet në skemën e granteve të inovacionit për NMVM-të dhe start-upet
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka shtyrë afatin e aplikimit për Skemën e Granteve të Inovacionit për ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) dhe bizneset start-up.
Kjo shtyrje vjen pas raportimeve për probleme teknike në platformën e-Kosova, të konfirmuara nga AShI.
Aplikimet, të cilat fillimisht përfundonin më 28 tetor, janë shtyrë deri më 4 nëntor 2024 në orën 24:00. /Kosova.info/