MINT organizon sesion informues për skemën e granteve për inovacion
Të enjten, më 17 tetor 2024, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev), do të organizojë një sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në Skemën e Granteve për Inovacion.
Ky sesion, që do të mbahet në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka për qëllim të ofrojë informacione dhe përgjigje lidhur me kriteret e aplikimit për grantet, të shpallura më 8 tetor 2024.
Skema synon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të bizneseve Start-Up dhe NMVM-ve në Kosovë. /Kosova.info/