Ministrja serbe e ‘fiksuar’ me hartat që shfaqin Kosovën si pjesë të Serbisë

Ministrja e Turizmit në Serbi, Tatjana Matiq, në zyrë e mban një hartë të madhe që e shfaq Republikën e Kosovës si pjesë integrale të shtetit serb.

Përmes një fotografie që është bërë në ambientet e ministrisë në Beograd që drejtohet nga Matiq, ajo shfaqet pranë hartës në fjalë.

Matiq duket se hartën në të cilën e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë e ka “fiksim”.

Në shumë nga paraqitjet e saj e para e turizmit serb në prapavijë e ka mu hartën në fjalë.

Madje ajo ka mbajtur një të tillë ‘më të veçantë’ në prapavijë në një takim bilateral që e kishte para një muaji me ministrin e Malit të Zi për Zhvillim Ekonomik Jakov Milatoviq.

Go to TOP