Ministrja Haxhiu reagon ndaj Halil Matoshit: Ofendimet e tilla, janë thirrje për dhunë ndaj grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në drejtim të ofendimit që analisti Halil Matoshi, ia bëri ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Haxhiu tha se ofendimet ndaj grave sikur ai i mbrëmshëm ndaj ministres Nagavci, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave.

Ministrja Haxhiu e dënoi këtë gjuhë, teksa tha se njerëzve të tillë assesi nuk duhet t’u mundësohet pjesëmarrja në debate televizive.

Ndryshe analisti Matoshi në debat e sipër ofendoi mbrëmë ministren Nagavci duke e quajtur “budallicë”.

Postimi i plotë:

“Ofendimet ndaj grave sikur ai i mbrëmshmi ndaj Ministres Nagavci, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave!E dënoj ashpër këtë gjuhë. Është e papranueshme dhe e dënueshme!.”, tha ajo.

Njerëzve të tillë assesi nuk duhet t’ju mundësohet pjesëmarrja në debate televizive.

Go to TOP