Promovohet romani grafik `Gjergji dhe Plagët e Lavdisë`

Në kuadër të Panairit të Librit në Prishtinë është promovuar romani grafik “Gjergji dhe Plagët e Lavdisë” i autorit Blerim Gjoci.

Vepra vjen si një roman grafik modern në stilin e ‘comic book’, i frymëzuar nga legjenda e Gjergj Elez Alisë. Pas një pune shumëvjeçare dhe hulumtimesh mbi mitologjinë, folklorin dhe historinë ilire, autori sjell historinë e Gjergjit në një univers të ri artistik, ku rrëfehen fëmijëria e tij, dashuria, betejat kundër së keqes dhe rrugëtimi drejt lavdisë.

 Sipas autorit, ideja për realizimin e këtij projekti lindi që në fëmijëri, nga dëshira për të krijuar një super-hero shqiptar të paraqitur në formën e novelave grafike, të ngjashme me personazhet e njohur të Marvel dhe DC Comics.

Gjatë promovimit u tha se romani grafik synon t’i afrojë brezat e rinj me trashëgiminë kulturore shqiptare përmes një forme bashkëkohore rrëfimi dhe ilustrimi. “Gjergji dhe Plagët e Lavdisë” do të jetë në dispozicion të lexuesve në Panairin e Librit, ku të interesuarit mund të sigurojnë ekzemplarin e tyre dhe të takojnë autorin.

Go to TOP