Ministria palestineze e Shëndetësisë: Të paktën 14 të vrarë në një sulm në Bregun Perëndimor
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se të paktën 14 palestinezë kanë vdekur në një sulm ajror izraelit në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor.
Ushtria izraelite më herët tha se kishte kryer një sulm në Tulkarm, pa dhënë më shumë detaje, shkruan Sky News.
Edhe Gjysmëhëna së Kuqe Palestineze u deklarua në lidhje me këtë sulm, duke raportuar kushtu për disa të vrarë.
