Kosova

Ministria e Mbrojtjes: Jemi palë e dëmtuar në tenderin për furnizim me ushqim

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është palë e dëmtuar sa i përket tenderit për furnizim me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftim thuhet se kjo ministri ka ofruar bashkëpunim dhe do të ofroj ndihmë të vazhdueshme për të gjitha institucionet e drejtësisë, që janë duke u marr me rastin.

“Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi, kompanisë “Beni Dona”, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik “Beni Dona”, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate”, thuhet në njoftim.

Radio Evropa e Lirë dhe Betimi për Drejtësi, kanë raportuar më herët gjatë këtij viti se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj kompanisë “Beni Dona Plast”, pronë e afaristit Ragip Mustafa.

Hetimet filluan për shkak të dyshimeve se kjo kompani ka falsifikuar ISO certifikatat në dosje të tenderit për furnizimin me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këto certifikata dëshmojnë kapacitetet e kompanive për kryerjen e veprimtarive të ndryshme.

Lufta për kontratën e parashikuar në vlerë 9 milionë euro për furnizim me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka nisur në prill të vitit 2018 dhe fillimisht, në garë për këtë kontratë kishin hyrë katër kompani.

Pas vlerësimit të ofertave, Ministria e Forcës së Sigurisë i kishte vlerësuar si të përgjegjshme vetëm dy grupe të operatorëve ekonomikë, N.T.P. “Global Parajsa”; “Ciano Trading&Services” dhe N.T.P.T “Florenti, Sori-AL, KPL, Ushqimi” Sh.A. Mitrovicë.

Kontratën e kishte fituar operatori ekonomik “Global Parajsa”; “Ciano Trading&Services”, tri herë radhazi, me ofertën 7.211.000.00 euro, e cila ishte 1.461.000.00 euro më i lirë sesa operatori tjetër.

Kontrata ishte kontestuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, nga dy operatorë tjerë ekonomikë, përfshirë kompaninë “Beni Dona Plast”, të cilët ishin ankuar se kompania “Global Parajsa” nuk i kishte plotësuar kriteret sipas tenderit.

Ministria e Forcës së Sigurisë, për tri herë radhazi kishte vendosur që kontrata t’i jepej grupit të operatorëve ekonomikë “Global Parajsa” dhe “Ciano Trading & Services”, duke e vlerësuar si ofertues i përgjegjshëm, vlerësim i cili nuk i ishte dhënë edhe kompanisë “Beni Dona Plast”.

Kontrata, tri herë me radhë, me vendime të OShP-së, ishte kthyer në rivlerësim në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, e cila, më 19 dhjetor 2019, më në fund njoftoi se kontrata i është dhënë “Beni Dona Plast”, me çmim prej 8.417.800.00 euro apo 1.206.800.00 euro çmim më i lartë sesa oferta e “Global Parajsa & Cianoo Trading & Services”, i cili për tri herë më parë ishte shpallur fitues.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort