Ministria e Kulturës: Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne është i pakrahasueshëm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka shprehur ngushëllime familjes së poetit Xhevdet Bajraj, për humbjen e tij.

Kjo ministri, përmes një postimi në facebook, tha se kontributi i Bajrës, në letërsinë moderne, është i pakrahasueshëm.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e poetit, Xhevdet Bajraj. Bajraj ishte figurë unike e poezisë dhe letërsisë sonë, që edhe duke jetuar larg vendit që nga 1999, e mbajti gjithmonë gjallë në poezi dhe dramë, mes tjerash, nostalgjinë për Kosovën si pjesë e përhershme dhe e pandashme e tij. Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne shqiptare është i pakrahasueshëm. Fitues i çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, Bajrajn ta kujtojmë përmes madhështisë së fjalës dhe mallit të shprehur ndër vargje”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.

“Sot ne nuk humbëm vetëm një poet, por humbëm një artist me vlera të larta e një njeri të çmuar. Ngushëllime familjes dhe gjithë popullit tonë”, thuhet tutje.

Poeti Xhevdet Bajraj, ka vdekur sot në moshën 62-vjeçare.

Go to TOP